Real Madridin po gëzon sukses të dyfishtë, në fushë dhe në zyra. Jo vetëm që Los Blancos tashmë fituan Super Kupën e UEFA-s dhe Superkupën e Spanjës, por dhe këtë e kanë bërë me një nvestim minimal.

Në total, ata kanë shpenzuar vetëm 46.5 milionë euro, 26 milion euro për Theo Hernandez dhe 16.5 milion euro në Dani Ceballos. Shifër që ështëshumëmë e ulët se ajo që ekipete tjera kanë përdorur për të përmirësuar ekipin etyre. Real Madrid para se të shpenzonte mbushi arkat me 131 milion euro nga shitjet e lojtarëve, pa humbur një titullarë të vetëm.

Alvaro Morata lëvizi për 80 milion euro, Danilo për 30 milion euro, James për një marrëveshje huazimi prej 13 milion euro dhe Mariano për 8 milion Edhe. Pepe, Fabio Coentrao dhe Ruben Yanez u larguan pa sjellë asnjë të ardhur. Real Madridi ende ka një tepricë prej 88.5 milion euro, teksa ata peitet të përfundojnë merkaton si një nga klubet më të kompletuarit në botë.

Kjo është për shkak se ata kanë qenë në gjendje ti zëvendësojnë mirë lojtarët. Për shembull duke i dhënë mundësi Achraf Hakimi nga të rinjtë, për të marrë përsipër vendin e lënë bosh paslargimit të Danilos, ose duke rikthyer Jezus Vallejo nga huazimi si një qendërmbrojtës i katërt, pas largimit të Pepes.

Megjithatë, duhet të thuhet se tashmë kanë nënshkruar dhe më tej për të ardhmen me blerjen e Vinicius Junior, 17-vjeçari i cili është Neymari i ri në Brazil.