Nëse i përdorni shumë rrjetet sociale, ka gjasa që ta keni hapur Facebookun edhe në pajisje të tjera që mund t’i keni hasur jashtë shtëpisë tuaj.

Nëse keni harruar të mbyllni profilin tuaj, do t’i jepni rast dikujt tjetër që të hyjë dhe t’ua cenojë privatësinë.

Por, ekziston një mundësi se si ta dini menjëherë në sa pajisje është hapur faqja juaj e Facebookut.

Së pari shkoni te butoni Settings, që mund ta gjeni pasi ta keni klikuar butonin në të djathtë lart në Facebook. Pastaj, zgjidhni opsionin Security dhe më pas opsionin që do t’ju tregojë ku e keni hapur faqen tuaj, e që quhet ‘Where You’re Logged In’, të cilin mund ta gjeni pak më poshtë. Nëse doni ta mbyllni faqen në këto pajisje, shtypni butonin ‘End Activity’.

Aty do ta gjeni listën sa herë keni hapur faqen, bashkë me lokacionet dhe kohën e saktë. /gazetametro.net