Nuk janë të gjithë të sinqertë, madje mund të të mashtrojnë për tema të rëndësishme. Disa duan të manipulojnë dhe për ta, të gënjejnë nuk përbën ndonjë problem, është thjesht një “mirëdita”. Dr. Lillian Glass, eksperte për sjelljen dhe gjuhën e trupit, zbulon disa shenja që duhen parë me vëmendje. Ajo thotë se duhet pasur vëmendje në shprehjen e fytyrës, gjuhën e trupit dhe mënyrën e të folurit, shkruan This Insider.

Shtatë shenja që një person ju gënjen:

E ndryshon shpejt pozicionin e kokës. Nëse dikujt i bëni një pyetje të drejtpërdrejtë dhe ai e zhvendos kokën shpejt, është e mundur që gënjen.

Frymëmarrja e tij ndryshon. Kur dikush thotë atë që nuk është e vërtetë, bëhet nervoz dhe për këtë arsye e merr frymë me vështirësi.

Shpatullat e tij ngrihen dhe zëri bëhet i dobët.

Qëndron çuditërisht i palëvizshëm. Gjatë bisedës së lirë është normale që një njeri lëviz, gjestikulon dhe kështu me radhë. Megjithatë, kur dikush gënjen, tenton të qëndrojë i palëvizshëm, sepse përpiqet që të ruajë kontrollin në mënyrë që të mos zbulohet, por shpesh e tepron me këtë.

Përsërit disa fjalë dhe fraza. Kjo ndodh për shkak se është duke u përpjekur për t’ju bindur ju dhe veten në diçka që nuk është e vërtetë. Përsëritja është, gjithashtu, “blerje e kohës” për të menduar diçka që duhet t’ju bindë se ajo që po thotë është e vërtetë.

Prek gojën ose e mbulon atë. Njerëzit, pa nënvetëdije, mbulojnë gojën e tyre, kur ata përpiqen për të shmangur përgjigjen e një pyetjeje ose diçka që nuk dëshirojnë që ta komentojnë. Qoftë mbulimi i gojës apo prekja tregojnë hezitim, përkatësisht dëshirë për të dalë nga tema.

Instinktivisht prek pjesët e ndjeshme të trupit.