Më dëbuan nga BFI-ja, duke më ofenduar e akuzuar se paskam bashkpunuar me drejtuesit e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, konkretisht me Afrim ef. Tahirin! Informacionet e mia, faktet si dhe sugjerimet që vinin nga bota islame ma bënin me dije se, e vetmja forcë me të cilën duhej bashkëpunuar ishte pikërisht Lëvizja e Afrim Tahirit

Shkruan: Ali Albaragoni

Një person i cili, që nga viiti 1992, kyçet në një Institucion fetar për ta dhënë maksimumin e vet në avancimin dhe zhvillimin e jetës fetare, në krijimin e miqësive të reja, në kontributin për aderimin e Institucionit fetar në shumë organizma me relevancë në botën arabe-islame, në gjetjen e burimeve të ndryshme financiare, në gjetjen e ndihmave humanitare, në gjetjen e burimeve dhe në gritjen dhe mirëmbajtjen e institucioneve asimore, në hapje të horizonteve të reja për Institucionin fetar dhe – pas tërë këtij kontributi historik, i njëjti person hidhet në rrugë si një “leckë” e parëndësishme dhe, pa dyshim që, ky gjest është jonjerëzor. Këtë, në fakt, e përjetova vetë unë, Ali Albaragoni, që isha i angazhuar në Bashkësinë Fetare Islame si koordinator me botën arabe-islame!
Hallall çdo pikë djerse, hallall çdo mund, hallall çdo lodhje nëpër të cilat kam kaluar për të mirën e BFI-së, por, vështirë se do t’ua kisha bërë hallall Sulejman Rexhepit si dhe sahanëlëpirësave të tij, të cilët, sot mundohen të na shpërfaqen si “shpëtimtarë” të BFI-së! Pothuaj se me të gjithë kam bashkëpunuar, me dekada të tëra, ata të gjithë e dinë se, unë e di se si i kanë shërbyer Sulejman Rexhepit, çfarë punësh imorale kanë bërë me të, dhe çka kanë bërë vetë ata!
Dhe, ja ku jemi sot! Në një situatë ku jemi bërë gazi i botës, me një institucion fetar të falimentuar, gati të shkatërruar, me një besueshmëri nën zero, me burime të shkatërruara financiare, të izoluar e të margjinalizuar jo vetëm nga Institucionet apo organizatat me relevancë islamo-arabe, por dhe nga shoqatat më të thjeshta islamike! Edhe faktorëve ndërkombëtar në vend ua kemi shpifur, jemi dëshmuar me pa asnjë pikë serioziteti si Institucion fetar. Që kur iku Afrim Tahiri, faktorët ndërkombëtar në vend BFI-në më tepër e kanë njohur për nga veprimet kriminale, apo antiislame, se sa për nga aktivietet islame! Kush mund ta mohojë këtë fakt?!
Është e dhembshme ajo se si na izoluan, pasi kaluam prej një Institucioni me relevancë në një çerdhe hajdutësh, tradhëtarësh, intrigantësh e antiislamistë! Nuk është antiislamike vetëm mohimi i islamit, apo luftimi i islamit, por antiislamike është edhe të vepruarit jashtë normave islamike, apo për më keq, edhe duke i shkelur normat islamike. Këtë e ka bërë Sulejman Rexhepi dhe që të gjithë këta që e shkarkuan Sulejman Rexhepin dhe që mendojnë se do të ngelin në histori si “shpëtimtarë” të Institucionit. Le ta harrojnë! Faktet e mia, dokumentat dhe të bëmat e të gjithë atyreve flasin për një garniturë, fatkeqësisht, jo të denjë për të qenë as shërbëtorë të thjeshtë të xhamive dhe jo drejtues të instituionit apo organeve. Natyrish, faktet e mia dhe dokumentet që i posedoj, do ti publikoj në të ardhmen.
Më dëbuan nga BFI-ja, duke më ofenduar e akuzuar se paskam bashkpunuar me drejtuesit e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, konkretisht me Afrim ef. Tahirin! Informacionet e mia, faktet si dhe sugjerimet që vinin nga bota islame ma bënin me dije se, e vetmja forcë me të cilën duhej bashkëpunuar ishte pikërisht Lëvizja e Afrim Tahirit.

Jo njëherë ma kanë bërë me dije, më kanë tërhequr vërejtjen që, mos t’u kërkojë ndihma financiare, sepse asnjë nga shtetet arabe nuk do ta ndihmojë BFI-në derisa ajo BFI sillet me mospërfillje ndaj meje dhe Afrim ef.Tahirit.
Jam tani paksa në moshë të shtyer, jam me përvojë të gjatë jetësore e praktike, që më kanë krijuar lidhje e korrspeondenca me qindra personalitete e organizata me relevancë nga bota turko-arabe. Prandaj, konsideroj se kam të drejtë që t’u them miqësisht të gjithë atyreve që mendojnë se do ta shpëtojnë Institucionin e BFI-së – e kanë të kotë, sepse, mjerisht, duhen një “set injeksionesh financiare”, një ndihmë e sinqertë vëllazërore nga bota islame, e cila, nuk do të vie përderisa nuk do të largohet kjo garniturë që deri dje kanë hëngër e pirë në një pjatë të përbashkët me Sulejman Rexhepin.
Konsideroj se e kam obligim islam, porosi prej Pejgamberit a.s. që ta luftoj të keqen, që ta zbardhi çdo të keqe e intrigë që është luajtur mbi kurrizin e Institucionit të BFI-së, të zbardhi çdo lojë jo të ndershme, çdo vjedhje e çdo ofendim që u është bërë vëllezërve tanë nga vendi e nga bota arabe.
Kur më larguan nga BFI-ja sepse unë paskam pirë kafe me “armikun” e Sulejman Rexhepit, me Afrim Tahirin, i cili kurrë nuk më ka folur për Sulejman Rexhepin por gjithnjë më ka folur se si të shpëtohet BFI-ja dhe jeta islame në RMV, përkundër kontributit tim të pamohueshëm, asnjëri nuk më mori në telefon e të më ngushëllonte për ofendimin që ma bënë. Të gjithë u solidarizuan me Sulejman Rxhepin, kurse unë, kurrë nuk pushova së piri kafe me Afrim Tahirin, Abaz Islamin, Eset Shaqirin. Unë si ish funksionar i BFI-së, gjithnjë ia barta korrespondenat e faktorëve shumë të rëndësishëm të botës arabe e që i dedikoheshin kësaj shprese të gjallërisë së islamit në këtë nënqiell, Lëvizjes Myslimane per Reforma në BFI. Elhamdulilah, në asnjë moment nuk i shkëputa kontaktet dhe raportet me këta luftëtarë të devotshëm të devijimeve në Institucionin e BFI-së.

(Autori është ish-funksionar i BFI-së)