Trupi i njeriut është krijuar për të lëvizur (çdo ditë duhet të ecim dy orë), prandaj ulja e gjatë dëmton mëlçinë, peshën e trupit, trurin, shëndetin mendor, ndërsa mungesa e lëvizjes mund të shkurtojë edhe jetën.

Me dëshirën për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga disa orë të qëndrimit ulur në punë dhe në shtëpi, shumë njerëz praktikojnë ushtrimet dhe kjo është shumë e dëshirueshme dhe e dobishme, por është edhe një mënyrë shumë më e mire, dhe më e lehtë, me të cilën mund të zvogëloni efektet negative të qëndrimit ulur një kohë të gjatë – thjeshtë ngrituni në këmbë.

Shkencëtarët nga Kolegji Mbretëror në Londër analizuan 38 strategjitë e projektuara për të minimizuar kohën që e kalojmë ulur dhe arritën në përfundimin se ngritja e rregullt nga karriga është mënyra më e mirë. Pra zgjidhja është për të reduktuar kohën e kaluar ulur në vend të rritjes së aktivitetit fizik.

Prandaj, çdo moment që është e mundur në punë apo shtëpi përdoreni për t’ungritur nga karriga, qoftë edhe vetëm për disa sekonda.