Në muajin shkurt të vitit 2015, një agjent i njohur i marrëdhënive publike (PR) nga Franca ka pasur një takim të fshehtë me përfaqësues të lartë të pushtetit në Shkup, ka shkruar dy vite më parë javorja maqedonase “Foks”.

Atëherë është kontraktuar një luftë e vogël dhe e kontrolluar, ashtu siç ndodhi realisht, e cila do të ketë për qëllim që të krijoj frikë dhe panik, dhe përmes aksionit policor të suksesshëm të kthej ndonjë besim në institucionet dhe në shtet.

Mbledhja, sipas burimeve diplomatike dhe të sigurisë të “Fokus” u mbajt në Vodno, në një ndërtesë të bardh, me 17 shkurt në orët e mbrëmjes dhe aty kanë marr pjesë tri përfaqësues shtetëror.

Eksperti francez ka dëshiruar që të angazhoj edhe disa spin doktor të cilëve ia ka paraqitur skenarin të titulluar ‘lufta e vogël’ („La petite guerre“).

Para tyre, gjatë kohës së bindjes se është e nevojshme që në ekip të përfshihen, ka përmendur se një skenar i tillë d.m.th. një luftë një ditore të kontrolluar, edhe pse përfaqësuesit e pushtetit kanë dëshiruar që ajo gjë të bëhej me përmasa më të mëdha. (INA)