Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë me rastin e takimeve në Washington dhe Bruksel se procesi i dialogut nënkupton shumë për stabilizimin e situatës në rajon.
“Pas një suksesi të jashtëzakonshëm të arritur me marrëveshjen e Washingtonit, delegacioni ynë i prirë nga Presidenti Aleksandër Vuçiq, në të cilin serbët e Kosovës dhe Metohisë kanë shumë besim, ka vazhdar negociatat në tema shumë të rëndësishme, si pronat dhe pastaj formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë Simiq, shkruan Most.