Arsyetimet e BDI-së për mos-shtyrjen e zgjedhjeve për shkaka të muajit të ramazanit janë të pabaza dhe të pakuptimta. Kështu vlerësojnë analistët Arsim Sinani dhe Agim Jonuz. Për Sinanin sinkronizimi i qëndrimeve mes BDI-së dhe VMRO flet për rrymën ‘pro’ VMRO që ekziston brenda BDI-së dhe që aktualisht është shumë e fuqishme. Derisa për Jonuz është normale harmonizimi i qëndrimeve VMRO-BDI, meqë janë partner të koalicionit qeveritarë, por habit fakti që pjesë e harmonizimit është edhe PDSH-ja opozitare.

“Fatkeqësisht BDI mblidhet kur nuk ka nevojë, ata nuk u mblodhën në ditën kur u shpërnda parlamenti ndërsa e bëjnë këtë në datën kur në asnjë moment të rëndësishëm, mendoj se qëndrimi i BDI-së është i sinkronizuar me VMRO-në dhe me PDSH-në , mendoj se krahu i VMROS-ë në BDI dominon dhe ky krah është i fuqishëm në BDI , ndërsa krahut të moraliteteit nuk i dëgjohet zëri. Arsyetimet e BDI-së për ramazan nuk janë të qëndrueshme mendoj se frika e pushtetit është nga rënia edhe mendoj se sa do të zgjedhjet kjo do të humbin autoritetin dhe do të humbin rejtingu”, tha Arsim Sinani, analist.

“Nëse kemi ndonjë festë fetare të çfarëdo feje në ditën e zgjedhjeve, ndërlidhet me çështje e sekularizmit se tash më ajo është një çështje shtetërore, ndërsa ajo çka ka të bëjmë në çështjen fetare të ambientit është çështje private. Por sa i përket BDI-së nuk duhet të befasohemi se del me një qëndrim të përbashkët me VMRO-DPMNE në aspektin e strategjisë së përbashkët , ndërsa sa i përket PDSH-së aty ka ndonjë marrëveshje apo pajtueshmëri”, u shpreh Agim Jonuz, analist.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i BDI edhe njëherë betonoi qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill duke theksuar si arsyetim edhe mosdurimin e qytetarëve rreth krizës si dhe muajin e ramazanit.

“Për zhvillimet e brendshme  në vend nuk është mirë që të shtyhet data e zgjedhjeve qoftë në fund të majit apo në fillim të qershorit, për shkak të zhvillimeve politike në vend mund të ketë tensionime, mund të ketë acarime , gjithashtu një problem serioz është pritet një dyndje e madhe e refugjatëve . BDI i përkasin një komunitetin që respekton agjërimin”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDi-së.

Ditë më parë ndërkombëtarët dolën me një qëndrim të përbashkët duke nënvizuar se data e zgjedhjeve do të vendoset pas konsultimit të ekspertëve, që pritet të ndodhë më voni me 20 shkurt./Alsat-M