Sindikalistët e kombinatit ”Jugohrom” do të takohen sot me kryeministrin teknik, Emil Dimitriev. Takimi do të realizohet në ora 14, pas dite.

Të dhëna tjera rreth këtij takimi do të jepen pas përfundimit të tij. Përndryshe, ”Jugohrom” u mbyll me një vendim të Inspektoritatit të ambientit jetësor, që solli vendim për mbylljen e tij, deri në vendosjen e filtrave.