Rreth 100 anëtarë të sindikatave të përjashtuara nga Lidhja e Sindikatave nga ana e Zhivko Mitrevskit, protestojnë pasi që nuk u është lejuar që të hyjnë në hapësirat e Sindikatës.

Ata i bëjnë thirrje Mitrovskit se ai nuk është lider i Sindikatës, andaj duhet ta lëshojë ndërtesën pasi që sipas tyre, ai ka qenë i shkarkuar dhe nga Lidhja e Sindikatave.

Rreth 30 përfaqësues të Njësive për Intervenim të Shpejt, sot kanë hyrë në hapësirat e LSM-së për ta “mbrojtur” ndërtesën nga protestuesit, të cilët e akuzojnë Mitrevskin për “okupim ilegal të LSM-së”.

“Policia erdhi në numër të madh dhe Sindikata maksimalisht që e siguruar që të parandalojë hyrjen tonë atje, edhe pse ne kemi të drejtë të jemi në Sindikatë. E kemi pyetur policinë se përse nuk na lëshojnë që të hyjmë brenda, ata thanë se kanë urdhër, kërkuam ta shohim urdhrin, por nuk na treguan”, tha Pece Gruevski, njëri nga sindikalistët e përjashtuar.