Sindikata e diplomatëve ka hedhur dyshime se Ministria e Jashtme me sistematizimin e ri të diplomatëve nëpër ambasada dhe konsullata përpiqet të punësojë kuadro partiakë edhe atë në mënyrë jotransparente, shkruan Alsat M.

Sipas kryetarit të sindikatës, Sashko Todorovski, 20 konkurset e brendshme në Ministrinë e Jashtme shpallen në kulmin e krizës politike, në kohën kur institucionet janë të bllokuara plotësisht, pa e njoftuar fare sindikatën për një hap të tillë.

“Deri në formimin e qeverisë hapa të tillë nuk duhet të ndërmerren. Në veçanti na shqetësojnë punësimet në katër vendet kyçe, Londër, Paris, Uashington dhe misionin e NATO-s në Bruksel, edhe pse atje për momentin kemi njerëz të mjaftueshëm”, tha Sashko Todorovski, kryetar i sindikatës së shërbimit diplomatik.