Spitalet e provincës siriane Idlib province vijonin dje të ishin të tejmbushur me viktima të sulmit të dyshuar kimik që vrau dhjetra njerëz dhe ka plagosur qindra të tjerë, thonin zyrtarët lokalë të shëndetsisë. Sulmi i mëngjesit të së martës në Khan Sheikhoun solli dënesën e komunitetit ndërkombëtar dhe OKB thotë se do të hetohej si krim i mundshëm lufte.

Munzir Khalil, kreu i drejtorisë shëndetësore të Idlib tha sot se mjekët mezi po përballonin të plagosurit dhe se numri i viktimave mund të rritet.

“Mund të konfirmojmë 74 njerëz të vrarë, por spitalet presin që shifra pritet t’i kalojë 100 pasi ka ende të humbur që besohet se janë vrarë gjatë sulmit”, tha ai, duke shtuar se më shumë se 500 të plagosur janë transferuar në spitale e qendra shëndetsore rreth Idlib.

“Të gjitha qendrat mjekësore të Idlib mbajnë viktima të sulmit të djeshëm. Të hënën, nga sulmet u shkatërrua spitali i Maaret al-Numan, i cili trajtonte rreth 30,000 pacientë në muaj.

Këshilli i Sigurimit të OKB mban sot një takim emergjence mbi situatën.