Shkencëtarët italianë kanë arritur në përfundimin se pas 1 mijë vjetësh mund të riaktivizohet vullkani që fshihet nën  kodrat e Romës.
 
Për herë të fundit ky vullkan është aktivizuar para 3000 vjetësh. Ku sipas shkencëtarëve në atë kohë ka zhdukur qytetërimin. 
 
Për sizmologët ky rizgjim i vullkanit do të ndodhë pas 1 mijë vjetësh dhe se aktivizimi i tillë do të rrezikojë pjesën më të madhe të qytetit të Romës.
 
Vullkani që ndodhët nën kodrat Albani në zonën e Lazios, konsiderohet si një nga më të frikshmit në historinë e njerëzimit në rast riaktivizimi.