Policia e Skocisë ka njoftuar se hixhabi do të jetë pjesë e uniformës zyrtare të saj.

Policia tha se shpresojnë se kjo lëvizje do t’i “inkurajojë” gratë e komunitetit mysliman, që më herët nuk e kanë parë policinë si opsion karriere, ta rikonsiderojnë atë.

Në të kaluarën, zyrtarët myslimanë të policisë në Skoci e kishin të lejuar të vishnin hixhabin, por vetëm pasi aprovohej nga anëtarët e stafit, transmeton Gazeta Express.

Policia Metropolitane kishte prezantuar hixhabin si pjesë të uniformës zyrtare më 2001, për të rekrutuar njerëz të komuniteteve të ndryshme.

Në një qëndrim zyrtar, shefi i policisë Phil Gormley tha: “Jam i kënaqur ta bëj këtë njoftim dhe mirëpresim mbështetjen nga të dyja komunitetet, si ai mysliman ashtu edhe komunitetin e gjerë, si dhe zyrtarët e policisë dhe personelit”.