https://youtu.be/fYx9uxMFNuI?t=23

Sapo ka përfunduar takimi i grupeve te punës nën ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, Xhes Beli në klubin e deputetëve edhe gjatë ditës së sotme nuk u arrit marrëveshje.  Perfaqesuesit e kater partive politike me te medha ne vend, pas mbarimit te raundit te bisedimeve nuk dhane spjegime se cka u diskutua, kurse ambasadori Bejli, deklaroi qe edhe pse nuk u arrit marreveshja perfundimtare jane perafruar qendrimet e paleve.

“Sot kemi pasur bisedime shtesë, palët po vazhdojnë me bisedimet dhe jam optimist që ata do të arrijnë një vendim në lidhje me mospajtimet. Nuk ka marrëveshje që t’ju them sot, por do të vazhdojmë nesër”, u shpreh Xhes Bejli, Ambasadori i SHBA-së.