8 C
Tetovo
E mërkurë, 29 Prill, 2026
BallinaLajmeRajoniS’ka president, shpërndahet Kuvendi, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare

S’ka president, shpërndahet Kuvendi, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Drama politike në Kosovë ka marrë një kthesë të papritur pak para mesnatës, kur pas dështimit për të zgjedhur Presidentin e ri, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar zyrtarisht shpërndarjen e Kuvendit.

Në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Haxhiu ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme do të ftojë të gjitha subjektet politike në konsultime për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ky vendim e lë vendin pa një kreu të rregullt shteti dhe me një legjislaturë të shpërbërë, duke e futur Kosovën në një cikël të ri pasigurie.

Si pasojë e këtij ngërçi, kabineti qeveritar kalon në “Qeveria Kurti 3” në detyrë, me kompetenca të kufizuara deri në formimin e institucioneve të reja që do të dalin nga vota e qytetarëve. Përveç krizës politike, ky dështim do t’i kushtojë rëndë edhe xhepit të qytetarëve, pasi organizimi i zgjedhjeve të reja vlerësohet se do të kapë shifrën prej 10 milionë eurosh

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments