“Me mirënjohje të veçantë dhe respekt të sinqertë, falënderojmë Kryetarin e Komunës së Bogovinës, z. Feti Abazi, dhe Kryetarin e Këshillit të Komunës, z. Florim Rakipi, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportit lokal dhe veçanërisht ndaj klubit tonë KF Pirok”, ka falenderuar në Facebook, klubi i futbollit, KF Pirok.
Në postimin e tyre, ata kanë cekur se kjo mbështetje, nuk është vetëm financiare, por edhe motivuese.
“Mbështetja juaj konkrete në vlerë prej 120.000 denarësh. është një dëshmi e qartë e përkushtimit tuaj për zhvillimin e të rinjve dhe promovimin e vlerave sportive.
Kjo ndihmë nuk është vetëm financiare – është motivim dhe besim për të ecur përpara me edhe më shumë përkushtim.
Faleminderit për mbështetjen dhe për besimin që keni!”, mbaron, njoftimi i këtij klubi Futbolli.

