Ka përfunduar ndeshja e parë në çerekfinalen në mes të Barcelonës dhe AS Romës
Barcelona sonte ishte nikoqir në Camp Nou i ekipit italian AS Roma.

Që nga fillimi ky short është konsideruar i lehtë për katalunasit, të cilët në pjesën e parë patën vështirësi për të gjetur golin.

Mu për këtë, goli i parë erdhi tek në minutën e 38’të dhe ai ishte një autogol i shënuar De Rossi.

Gjatë kësaj pjesë AS Roma u ankua për dy penallti, të cilat nuk ia referoi referi i ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Barcelona ishte një skuadër dominuese.

Goli i sigurisë erdhi në minutën e 56’të, edhe kësaj radhe ishte një autogol i shënuar nga Kostas Manolas.

3 minuta më vonë në skenë do të dilte mbrojtësi Gerard Pike që do të shënonte për rezultat 3-0.

Krejt në fund të ndeshjes AS Roma ngushton epërsinë në minutën e 80 me anë të Edin Dzekos.

E kur mendohej që Barcelona do të fitonte me këtë rezultat Suarez nuk mendojë kështu, ai shënoi golin e katër në minutën e 87’të.

Ky është një rezultat i mirë i katalunasve, pas që javën tjetër ata do të jenë më të sigurt në Romë, ku do të kërkojnë kalimin në gjysmëfinale, që pas kësaj fitore do të jetë më e lehtë për ekipin e Lionel Messi.

https://streamable.com/kjyup

https://youtu.be/5f5HaA9hvHc

https://youtu.be/KaIPWlDwGmg

https://youtu.be/5IpzB9sbnLY

https://youtu.be/LlpW9gBk3FE