Çerdhja “Filiz” në Saraj duket se nuk është e hapur për të gjithë prindërit të cilët kanë nevojë t’i çojnë fëmijet e tyre për edukim, edhe pse është institucion publik nuk e luan këtë rol, thonë për Almakos prindërit e revoltuar, të cilëve nuk u pranohen fëmijët me arsyetime banale nga kjo çerdhe.

“Në çerdhen ‘Filiz’ i pranojnë vetëm fëmijët që janë të lidhur me BDI-në. Fëmijët e neve njerëzve tjerë të thjeshtë, as që na marrin në konsideratë. Për disa fëmijë e thejnë ligjin duke ju ruajtur vendin për më shumë se 3 muaj pa shkuar fare. Ndërsa, neve na thonë se nuk ka vende të lira. Shumë prindër presin me vite për të derguar fëmijët e tyre në këtë çerdhe, por prapë në fund nuk pranohen, se ndërkohë rritet ndonjë fëmijë i ndonjë funksionari të BDI-së që zë vëndin e fëmijëve tanë” – thonë disa prindër të revoltuar për Almakos.

Ndryshe, Filiz është çerdhja e parë publike në Saraj, që normalisht udhëhiqet nga kuadro të BDI-së. Kapaciteti është reth 100 deri 120 fëmijë. Investimi është i përbashkët i Ministrisë për Politik Sociale dhei Komunës së Sarajit./Almakos