Drejtori i Gjimnazit të Prilepit “Mirçe Acev”, Kirill Nikollovski, me fjalim politik i bind nxënësit që të dalin në protestë për të ashtuquajturën iniciativë qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, e cila proteston kundër gjuhës shqipe dhe kërkesave të shqiptarëve për barazi.

Nxënësit e kanë filmuar drejtorin dhe videoja e tij tanimë po qarkullon nëpër rrjetet sociale.

Nikollovski, gjatë fjalimit të tij drejt nxënësve përpiqet që t’i bind që të njëjtit të aktivizohen në protestat “kundër dygjuhësisë, ndërrimit të himnit, flamurit dhe sjelljen e monedhave dygjuhësore”.

Ashtu edhe siç mund të shihet në video, për një moment një nxënëse i drejtohet drejtorit me fjalë se “nuk janë në shkollë për të dëgjuar fjalime politike dhe se nuk duan që të shkojnë në protestë, por në mësim”.

Nxënësit në target të qllimeve politike

Të hënën u njoftua se, përfaqësuesit e Unionit të Shkollave të Mesme në Probishtip nëpërmjet një porosie deri te nxënësit, shumica e të cilëve janë minoren i ftojnë që të mos shkojnë në mësim dhe me atë ta shprehin përkrahjen për kërkesën e iniciativës së iniciuar nga VMRO-DPMNE “Për Maqedoni të përbashkët. Njëkohësisht ky union ftoi që nxënësit të bashkëngjiten në protestat të cilat janë paralajmëruar për në këtë qytet. LSDM gjithashtu publikoi edhe një bisedë të rrjeteve sociale në mes nxënësve.

“Më cingëro nesër pas orës së dytë do të protestohet përpara shkollës për dygjuhësi, diku gjysmë ore si kryetar jam e obliguar që t’u njoftojë, pas asaj do të jemi të lirë nga shkolla, do me thënë pas orës së dytë, asgjë s’do të evidentohet, pasi që kjo shkon nëpërmjet komunës, kjo është në të gjitha qytetet. Do me thënë nesër jemi në  shkollë deri në orën e dytë, pastaj duhet të dalim në protestë, përshëndetje”, thuhet në porosi.

fillim të muajit mars, ka pasur një përpjekje tjetër në Gjimnazin e Shkupit “Josip Broz Tito” që nxënësit të dalin në protesta, pikërisht në kohën kur para shkollës kanë ardhur kamerat e mediave proqeveritare, që t’i inçizojnë gjoja se shkojnë në protestë kundër dygjuhësisë.

Urdhri i tillë është dhënë nga drejtorja, e cila është edhe donatore e VMRO-DPMNE-së. Gjithsesi, kjo është inçizuar pikërisht në kohën kur portali i afërt me VMRO-DPMNE-në, “Kurir” doli me titull “Nxënësit e shkollës së mesme i bashkohen marshit” Për Maqedoni më të mirë”.