Emisioni investigativ Fiks Fare ka publikuar sonte një aferë korruptive ku i përfshirë ka qënë Zëvendësministri i Shëndetësisë nga Struga, Asim Musa.

Në pamjet e publikuara, gazetari i Fiksit le takim me Musën për të kryer një operacion në prostatë. Pasi takohen në Institutin e Nefrologjisë në Strugë, Musa dhe “pacienti” bëjnë pazarin dhe caktojnë ditën e operacionit.

Në një moment, pas ofertës dhe lirimit që i bëri Asim Musa pacientit nga Shqipëria, ky i fundit i ofroi paradhënie.

Musa pranoi 50 euro kapar për operacionin që duhej të kryhej disa ditë pas takimit në fjalë.