Jeta e luksit ka nisur për shumë kryetar të komunave në Maqedoni, të cilët në vend të përmirësimit të kushteve për qytetarët, ata përkujdesen për lukset dhe qejfet e tyre, shkruajnë qytetarë të zakonshëm në rrjetet sociale. Kryetarja e komunës së Nagoriçanit të vjetër të Kumanovës, një komunë periferike ka blerë makinë të re të tipit Skoda Oktavia, përcjellë INA.

Bëhet fjalë për kryetaren Zhaklina Jovanovska nga radhët e LSDM, e cila do të harxhojë mbi 1,1 milionë denarë. Për veturën e re ajo ka organizuar edhe një ceremoni qerasje në komunë, ku kanë qenë të ftuar edhe bashkëpartiak të saj.

Ajo që është skandaloze, komuna ka shkallën më të lartë të papunësisë dhe funksion me llogari të bllokuar. Marrëveshja për makinën e re është bërë në formën lizing me 36 këste.(INA)