Së paku pesë mësuese që u përjashtuan nga puna në Ohër pas zgjedhjes së kryetarit të ri të komunës, Jovan Stojanovski, tani janë kthyer në punë me vendim të njëjtit kryetar komune, por kësaj radhe kthimi i tyre bëhet përmes BDI-së, shkruan ohrid1.

Siç transmeton Libertas, udhëehqësia e BDI-së i kthen mësueset e punësuara në kohën e VMRO-DPMNE-së, por kësaj radhe si anëtare të saj edhe atë në pjesën më të madhe në fshatra dhe në lagjet e qytetit. “Në këtë mënyrë BDI e zgjeron filozofinë multietnike në punën e saj, njëkohësisht duke krijuar trup të vetin votues në mjedise me përkatësi të përzier etnike, si për shembull në fshatin Podmolje, prej nga është një nga edukatoret që deri tani ishte në VMRO-DPMNE, kurse tani është pjesë e BDI-së”, shkruan portali, transmeton Gazeta Lajm.