Skandal i ri po e dridh Qendrën Rajonale Perëndimore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, pasi që para dy ditëve dy police të punësuara në Ohër, kanë qëruar mes veti hesape “dashurie” me rrahje fizike, shkruan OhridSkaj.

Siç merr vesh kjo redaksi, dy të punësuar në qendrën rajonale “Perëndim” në Ohër janë rrahur në vendin e punës, me ç’rast kanë fluturuar karrige, tavolina,m kurse janë shkëmbyer edhe grushte dhe ia kanë shkulur flokët njëra tjetrës, transmeton Gazeta Lajm.

Merret vesh se shkak për këtë rrahje ka qenë se cilës do t’i “takojë: njëri prej eprorëve të lartë në këtë qendër policore.

Ngjarja është përcjellur nga shumë të punësuar që kanë qenë dëshmitarë dhe të cilët kanë arritur t’i ndajnë dy policet, mirëpo rasti është fshehur nga eprorët dhe nga kontrolli i brendshëm në MPB.

Në MPB tani për tani kanë thënë se nuk janë të njohur me rastin, por se pasi të bëjnë kontrolle shtesë do të dalin me njoftim zyrtar.