Para disa ditëve në ora 11 një e punësuar në Qendrën për Ndihmë sociale në Shkup ka denoncuar se nga dhjetori i vitit të kaluar, 58 vjeçari D.K e ka kërcënuar atë me jetë.

Arsyeja kishte qenë se personit D.K i ishte ndalur ndihma sociale, pasi që në Qendrën për punë sociale është vërtetuar se dokumentat e tij kanë qenë të falsifikuara. Gjithashtu, D.K e ka kërcënuar edhe një kolege të saj.

Denoncuesja ka thënë se D.K një periudhë të gjatë i ka shqetësuar të punësuarit, por kohëve të fundit krëcënimet ndaj tyre janë shpeshtuar. Po ndërmeren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Zhurnal.mk