Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu në punë shkon dhe vjen me përcjellje të dy eskortave të policisë ndërsa Policia e Tetovës nuk ka naftë që të jetë në nivel të detyrës mëson portali fol.mk nga burime policore të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës.

Problemi i naftës është bartur nga periudha kur Ministrinë e Punëve të Brendshme udhëhiqej nga Mitko Cavkov por edhe 1 muaj pas ardhjes në këtë post të ministrit nga Tetova ky problem ka vazhduar.

Policët e Tetovës treguan për portalin Shqipmedia se ndodh shpesh që veturat e tyre personale ti marrin në punë pasi Policia e Tetovës nuk posedon vetura. Poashtu shpesh ndodhën që me paratë e tyre policët që janë në patrollë të blejnë naftë. Një patrullë e policisë këto ditë kishtë marrë urdhër nga shefat e tyre që të hyjnë nëpër pompat e benzinës që janë me pronar shqiptarë që ti lutin tu japin naftë gratis.

Policët e Tetovës poashtu ankohen për rekuizitat policore dhe uniformat. Që 8 vite nuk ka uniforma dhe rekuizita të nevojshme për punën e policisë. Ata thonë se këto problem që ballaqafohen ato nuk I kajnë policët e stacioneve të Policisë në Maqedoninë Lindore.

Sipas burimeve në fjalë kohën e fundit shumë policë shqiptarë lënë punën e tyrë për shkak këtyre problemeve dhe padrejtësive që ndeshen. Shumica nga ata zgjedhin Evropën si destinacion pune apo Irakun dhe Afganistanin.

Megjithatë përkundër vështirësive Policia e Tetovës ja del në të shumtën e rasteve që të zbardh veprat kriminale në rajonin e Tetovës. Kështu p.sh Policia e Tetovës kishte zbardhë rastin e ndodhur javën e kaluar në rajonin e Tetovës që ishte cilësuar si Tentim rrëmbimi, sulm me thikë dhe plaçkitje dhe në fund kishte rezultuar se ajo ka qenë mosmarrëveshje homoseksualësh rreth pagesës që kishte kaluar në ekces.