Kanë kaluar katër ditë nga tërheqja e Turqisë nga marrëveshja për njohje të diplomave me Maqedoninë, ndërkaq nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk ka ndonjë reagim.

 

I vetmi reagim ka ardhur nga Ministria e punëve të jashtme që kanë deklaruar se thjeshtë përfundon marrëveshja dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë. MPJ-ja thotë se nuk ka ndonjë problem në këtë drejtim.

”Ndërrohet vetëm korniza juridike. Aty ku përfundon marrëveshja dypalëshe, në fuqi hynë një marrëveshje shumëpalëshe, respektivisht Konventa e Lisbonës me të cilën njihen diplomat dhe nënshkruese të saj, përkrah shumë vendeve janë edhe Maqedonia dhe Turqia”, thonë nga MPJ-ja.

24Vesti ka tentuar që të flasë me studentë nga Turqia që studijojnë në Maqedoni, por ata nuk kanë dashur që t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve./Telegrafi/