Emisioni Stop, mbrëmjen e sotme ka denoncuar rastin e një mësueseje në një shkollë periferike të Tiranës, e cila terrorizon fëmijët me dhunë fizike dhe psikologjike. Mësuesja e klasës së parë në shkollën “Skënder Luarasi” në Tiranë përdor një fjalor rruge me fëmijët në orën e mësimit. Nëpërmjet një kamere të fshehtë tregohen qartë momentet depresive të mësueses Fatime Vata gjatë procesit mësimor. Veç goditjes fizike, fjalori i arsimtares është i padenjë edhe për nivelin e rrugës.

 

“Hiqe atë qese ti moj idiote… Mos vij me të kap për fyti, të t’i përplas turinjtë”; “Shkruj ime budallaqja e dreqit”, “Po ke llapën më të gjatë… Është llapa ajo, që s’të lë… “; M…. (fletën e provimit)! Ku e ke ushtrimin e 3-të ti M…? Ha ti, fryhu në tas!” “Një moj, t’u thaftë goja”, “Pise! S’të vjen turp, s’të vjen!”, “Shushujka e dreqit…” janë vetËm disa nga shprehjet që mësuesja përdor me nxënësit e klasës, të cilët duken të terrorizuar nga sjellja e saj. Ndiqni videon e “Stop”.