Një kontabiliste dyshohet nga policia maqedonase për vjedhje të rreth 75 mijë eurove nga nga klientët e saj, njofton MPB. Bëhet fjalë për B.N. (41) nga Ohri, kundër së cilës në Prokurorinë themelore publike në Ohër është ngritur padi penale dhe dyshohet për mashtrim kompjuterik dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Sipas policisë, e pandehura nga viti 2011 deri në vitin 2017, si kontabiliste në një Zyrë kontabiliteti në Ohër, e ka shfrytëzuar pozitën e saj zyrtare dhe pa dijen dhe pëlqimin e katër ndërmarrjeve që kanë qenë klientë të Zyrës, nga llogaria e tyre ka transferuar mjete në llogarinë e saj, transmeton Gazeta Lajm. Ajo ka bë falsifikim të 369 raporteve bankare duke future në to të dhëna të pavërteta.

Në atë mënyrë, B.N. në kundërshtim me ligjin ka përfituar mjete nga katër ndërmarrjet në vlerë prej 4.591.611 denarëve. Ajo ka shfrytëzuar rastin që fizikisht ka poseduar tokenet bankare me emrat dhe kodet e shfrytëzuesve të klientëve që janë gjetur në zyrën e kontabilitetit dhe kanë qenë në disponim për kryerjen e pagesave në emër të tyre.