Djali i ish ministrit të brendshëm, Mitko Cavkov e kontrollon fabrikën me të madhe në Maqedoni për prodhimin e CiMENTON që bënë një qarkullim vjetor prej mbi 100 milion euro, raporton portali, Amerika-RADIO.

Bëhet fjalë për Ivan Cavkov, që ka hapur firmën për të menaxhur me cimentone fabrikës USJE që gjendet në Lisice në Shkupit.

Sipas dokumenteve që janë publikuar nga regjistri Qendror, Ivan Cavkov ka hapur firmën PORTLAND-OPC DOOEL STRUMICA, përmes së cilës kontrollon gjithë prodhimin dhe shitjen e cimentos.

Jozyrtarisht mësohet se Mitko Cavkov me forcë e ka marrur këtë biznes nga udhëheqesia e fabrikës USJE, se në të kundërtën fabrika do të mbyllej ose do të kishtë dënime të mëdha.

Jozyrtarisht mësohet se Mitko Cavkov në vit vetëm nga ky biznes ka fituar mbi 10 milion euro, raporton portali AMERIKA-RADIO.

Ndryshe, prodhimet e USJE-se si cimentoja shitet shumë edhe në venbanimet shqiptare në Maqedoni,por edhe në Kosovë.

Pas këtij lajmi, shumë shqiptar janë të mendimit që të bojkotojnë prodhimet e farbrikës USJE, e cila ka financuar njerzit e VMRO-DPMNE-së dhe ish kreun më të lartë shtetëror në Maqedoni, që bëri kurthin e mbi 3 rasteve të montuara politike ndaj shqiptarëve.( MONSTRA, LAGJJA E TRIMAVE,BRODECI).