Ngjarja e vrasjes së Almir Aliut në qytetin e Kumanovës që ka tronditur tash e disa vite gjithë opinionin e ndërkohë që gjykata e rikualifikoi kështu si aksident komunikacioni duket se po merr një tjetër version, është vëllai i Boban Iliqit, Vladimiri ai i cili përmes një komenti në rrjetet sociale pranon se vëllai i tij ka qenë pjesëmarës në këtë rast ku pati pasoja në jetë njerëzish ku vdiq Almiri i vogël, duke dashur të hedhë fajin tek prindërit e Almirit, transmeton Zhurnal.mk

“Faji është tek prindërit e Almirit që donin pa rradhë të marin shërbime në spital dhe nuk e kanë respektuar atë. Bëheshin të fortë se askush nuk mund të ju bëj asgjë atyre dhe se janë të mbrojtur nga BDI dhe e kanë paguar çmimin e sjelljes së tyre me vdekje të fëmijës. Dhe tash le të heshtin dhe të shohin se ku gabuan e jo të sillen ende të fortë dhe të kërkojnë drejtësi. Boban nuk është fajtor për asgjë”, ka shkruar kështu vëllai i Bobanit, Vladimir Iliq.