Përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët Shefik Duraku mbrëmë në Tv Alfa në debat me analistin dhe gazetarin Çomovski duke folur për aktuelitet politike me theks të veçantë marveshja me Greqinë për emrin dhe Referendumi që pritet të mbahet në shtatorë,mes tjerash akuzoi qeverinë aktuale se skandalet korruptive po i mbulon me flamur të NATO-s dhe BE-së.

Duraku: Qeveria aktuale LSDM dhe BDI duke e ditur se shumica e qytetarëve mbështesin antarsimin në NATO dhe BE, po shfrytëzonë momentin për të mbuluar skandalet korruptive dhjetra miljonëshe siç ishte rasti me Ministrin e Shëndetsisë dhe Zavendëskryeministrin Angjushev.
Sa i takon Referendumit Duraku tha se Aleanca ende nuk ka marrë vendim përfundimtarë por se Aleanca nuk mundë të dalë kundër vullnetit të Shqiptarëve të cilët në masë të madhe e duan antarsimin në NATO dhe BE.
Duraku: Shqiptarët mbi 90% e duan antarsimin në NATO dhe ne nuk mundë të dalim kundër vullnetit të Shqiptarëve,por vendimin përfundintarë do ta merr kuvendi qendrorë i partisë javën e ardhshme dhe sigurisht që fjatë marrjes së vendimit primare për ne është interesi i shqiptarëve.