Ish kryeministri i Suedisë dhe ministër i punëve të jashtme Karl Bild, i cili nga sot është në Shkup, nesër do të takohet me liderët e partive politke, por jo me presidentin Gjorge Ivanov.

Nga kabineti i presidentit thonë se në agjendën e tij nuk është parashikuar një takim të tillë.

Burime jozyrtare megjithatë thonë se Ivanov ka refuzuar takimin, pasi siç thuhet përshkak të qëndrimeve joparimore të Bildit dhe përpjekjet për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

Ivanov më parë refuzoi të takohet edhe funksionarët e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Johanes Hahn.

Sipas informatave jozyrtare Bildt do të takohet me udhëheqjen e lartë të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Për agjendën e tij zyrtare nuk ka informacione. Por ai sot në mëngjes në Twitter njoftoi se po udhëton drejt Shkupit.