Barcelona është vetëm njëra nga klubet, e cila futbollistët e saj i paguan me shuma të mëdha, dhe me vetë këtë nuk duhet çuditur se në radhët e veta ka disa yje si Messi, Neymar, Suarez, Iniesta dhe të tjerë.

Por, pavarësisht në të gjitha, ekziston një pagesë e pa balancuar ndërmjet atyre që janë më të mirët dhe të gjithë të tjerëve.

Mediat spanjolle kanë vendosur të publikojnë se sa fiton secili futbollist i Barcelonës në javë. Në këtë mënyrë treshja Messi, Neymar dhe Suarez së bashku fitojnë mbi një milion euro.

Natyrisht, argjentinasi Leo Messi nga kjo shumë fiton pothuajse gjysmën, më saktë 430 mijë euro. Pasojnë Neymar me 340.000 euro dhe Luis Suarez me 280.000 euro në javë.

Lista e pagave javore të futbollistëve të Barcelonës:

Lionel Messi – 430.000 euro

Neymar – 340.000 euro

Luis Suarez – 280.000 euro

Andres Iniesta – 195.000 euro

Serhio Busquets – 170.000 euro