Kampanja për Referendumin në Maqedoni ka disa ditë që ka filluar, por kjo kampanjë ka të bëjë vetëm për nacionalitit maqedon, pasi në të gjitha portalet dhe rrjetet sociale nuk ekziton thirrja edhe në gjuhën shqipe.

Nga kjo shihet se partitë shqiptare BDI dhe PDSH janë pa ide ose janë të pafuqishëm kundrejt partisë së Zaevit LSDM.

Përveç disa banerave të publikuara në disa portale në gjuhWn shqipe të paguara nga partia në pushtet BDI, e cila ka kontrollë të jashtëzakonshëm mbi ato, nuk ka asnjë portal tjetër nW gjuhën shqipe sikurse ajo në gjuhën maqedone ‘izlezi.mk’ që jepen informacione për kampanjën për Referendumin në Maqedoni.

Ne si redaksi e portalit ALBAZONE, pyesim partitë shqiptare në pushtet BDI dhe PDSH, pse kampanja për Referendumin nuk zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, nuk kanë ide apo janë të pa fuqishëm kundrejtë LSDM-së./Albazone.info

Më poshtë ju sjellim disa fotografi ku kampanja zhvillohet vetëm në gjuhën maqedone.

Këto janë disa banera në gjuhën shqipe.