Skandalet vazhdojhnë të trondisin Ministrinë e Mbrojtjes, pas një jave kur ishte aktuale mishi i kalbur i pulës, që ishte shpërndarë në kazermat në Shtip dhe Koçan, shkruan portal infomax. Më tej thuhet se përveç që nuk ka ushqim të duhur, ushtria tanimë me muaj kërkon sigurimin e kushteve për transport, por edhe kushte pune. Një pjesë e kazermave janë pa ngrohje, ndërsa ushtarët nuk kanë as pajisjet dhe uniformat siç duhet. Pamje të fotografive tregojnë se një pjesë e ushtarëve janë të detyruar që vetë ti arnojnë uniformat e tyre, që janë të vjetra deri në 10 vjet.
Por përkundër këtyre sulmeve, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska ka premtuar përmirësimin e kushteve dhe se për këtë është rritur buxheti për vitin e ardhshëm.