Kryeministri Zoran Zaev i pyetur në lidhje me pozicionin në Maqedonisë në lidhje me deklaratat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj në Maqedoni se ka lidhur pakt kundër Sërbisë së bashku me Kroacinë, Kosovën dhe Malin e Zi, ai tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Unë dua të mohoj çfarëdo bisede pasi një gjë e tillë nuk ka ekzistuar, as dikush nuk i ka përmendur, vetëm dua të ritheksoj se Kosova dhe Serbia të ndërtojnë miqësinë përmes dialogut”, tha Zaev.

Kryeministri shtoi se ata si qeveri ,në rajon, në Evropë dhe në botë, konsiderohen si ndërtuesit e marrëdhënieve me fqinjët.