Bëhet fjalë për një koncesion që është dhënë në Maqedoni për burimin e ujit për 30 vjet në fshatin Gari të Dibrës, nga investitorë kroatë, por a janë ata me të vërtetë kroatë kjo është historia e sotme filluar në media kroate “Tportal”, e cila eksploron këtë investim.

Hulumtimi i tyre tregon se “investitorët kroatë” ekzistojnë vetëm në letër në Regjistrin Qendror të Maqedonisë, ndërsa paratë janë të një investitori rus.

Gjatë muajit të kaluar u hap zyrtarisht kompania, ndërsa autoritetet maqedonase kanë thënë se investimi i përgjithshëm është 14 milionë euro. Uji i prodhuar në këtë fabrikë është menduar kryesisht të eksportohet në vendet arabe, Ktoaci dhe në Rusi.

“Tportal” raporton se pronarët e fabrikës nuk janë kroatët emrat e të cilëve qëndrojnë në dokumentet zyrtare, por në të vërtetë janë rus.

Në regjistrin e Maqedonisë, si pronarë të listuar janë Dashmir Abdiu dhe Branimir Kojic. Dashmiri është një pronar embëltoresh në ishullin Loshinj në Kroaci, ndërsa tjetri është një avokat lokal. “Tportal” filloi hulumtimin duke u interesuar se si është e mundur që një ëmbëltorexhi dhe një avokat lokal të investojnë miliona euro në Maqedoni këtë. Zbulimi rezultoi se investitorët real janë biznesmenë rus. Pronarët e vërtet të kompanisë janë “UK Promsvuaz”, një kompani që menaxhon fonde investuese në Rusi dhe bankën me po të njëjtin emër Promsvuaz, që udhëhiqet nga vllezërit Aleksei dhe Dimitrij Ananijev, sipërmarrës rusë me kapital të madh. Këtë për “Tportal” e konfirmon avokati Kojic.

Në hapjen e investimeve ruse në Maqedoni, i pranishëm ishte tërë kryesia e BDI-së, të cilët harruan të përmendin që kapitali është rus dhe jo kroat. 

Për linkun origjinal të lajmit kliko KËTU

img_20160927_120717 img_20160927_120733

© fol.mk