Analistët politik vlerësojnë se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), po ua “uzurpon” partive politike shqipatre terrenin duke u futur edhe në terreni e tyre. Sipas tyre LSDM për ta dëshmuar konceptin e saj qytetarë duhet që të kandidojë kandidatë shqiptar në komunat me shumicë maqedonase si janë Kumanova, Shkupi, Dollneni etj, shkruan Zhurnal.mk

“Të kërkosh dhe të keqpërdorësh fatin në fatkeqësi, që në këtë rast fatkeqësia ishte politika diskrimunuese e VMRO-së, kurse fati është urrejtja e shqiptarëve ndaj politikës së VMRO-së dhe Gruevskit dhe në këto zgjedhje ta përdorësh  dhe keqpërdorësh këtë zhgënjim, s’është  realiste, madje mund ta prishë frymën e koalicionimit, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me partnerët e koalicionit. Dhe, e betonon hapësirën për të qenë indiferent figurat me autoritet tek elektorati i tyre dhe ato kalojnë nga pushteti qendror në atë lokal për të mos humbur ato komuna që i kanë pasur, dhe individët me autoritet të partive politike shqiptare mundohen t’i prezantojnë në këto zgjedhje lokale duke iu frikësuar këtij fenomeni politik, përdorimit të fatkeqësisë”, thotë Ilir Xhemaili, opinionist për Zhurnal.mk

Po sikurse LSDM-ja, shton ai, të garojë në komunat me shumicë Maqedonase me kandidat shqiptar, bie fjala në qytetin e Kumanovës, në qytetin e Shkupit e kështu me radhë, atëherë ky pohimi i imi automatikisht demantohet dhe vëhen në pah, fryma dhe etablimi konceptual për të garuar në zgjedhje nga LSDM-ja.

“Këto veprime të partisë në fjalë që vrapojnë në terrenin me banues shqiptar, për të rimarrë votat e shqiptarëve është ledhatim, romantizëm politik, qëllimkeq, dhe jo politikë e shëndoshë, objektive, sepse në tavolinë kjo frymë partive politike shqiptare u’a ulë peshën për të kërkuar pjesën e tyre, dhe për të qenë të barabartë dhe më pas për të rezultuar që të jemi të lirë”, nënvizon Xhemaili.

Nga ana tjetër, Arben Llalla historian thekson se LSDM nuk po fut hundët në terreni e partive politike shqiptare, por gjeti terren të lirë si pasojë e partisë BDI që thirret në emër të luftës dhe prej 16 vitesh në pushtet nuk bëri asgjë për shqiptarët e Maqedonisë.

“Është periudha më e keqe e shqiptarëve të Maqedonisë të cilët janë nështruar dhe po votojnë LSDM sepse nuk po gjejnë shteg tjetër. Unë do ti këshilloja votuesit shqiptar nëse s’ka asnjë parti shqiptare të hajrit ka edhe dy variante të tjera votuesi i ndërgjegjshëm shqiptar për të djegur votën e tij e mos ta çoj harram: a)Abstenimin ose b)Pavleshmërinë e votës. Sherrin e votës shqiptare në drejtim të kutisë së LSDM do e shohin kur të bëhet rregjistrimi i popullsisë, ku sipas strategjisë sllavo-maqedonasve mund të dalin nën 20% të popullsisë së përgjithshme dhe arsyet dihet tashmë”, thekson Llalla për Zhurnal.mk

Ai, potencon se faji nuk duhet kërkuar tek LSDM, por tek partitë shqiptare, njerzit e saj që na përfaëqosjnë që janë me kapacitete të kufizuar nën mesatere.