Në interes të BE-së dhe të Sllovenisë është Maqedonia, si vend stabil dhe i sigurt, të konkludohet sa më shpejtë që është e mundur drejt BE-së dhe NATO-s, tha sot kryeministri i Republikës së Sllovenisë Miro Cerar pas takimit me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, përcjell Fol.

“Dëshirojmë që nga viti i ardhshëm të fillojnë negociatat inkuadruese të Republikës së Maqedonisë me BE-në dhe në këtë drejtim jemi të gatshëm t’i ndihmojmë dhe mbështesim reformat që vendi i zbaton në planin e aspiratave euroatlantike”, theksoi Cerar në konferencën e përbashkët për shtyp me Zaevin,

Sipas Zaevit, në Qeverinë e RM-së ekziston harmonizim i fuqishëm i bazuar se derisa zbatohen proceset e konsolidimit dhe reformuese në vend, me energji dhe fokusim të njëjtë inkuadrohet drejt ndërtimit të marrëdhënieve me fqinjët, me vendet në rajon dhe me përcaktime strategjike që të ndahet shpejtësia e proceseve për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Kjo për ne është e rëndësishme, veçanërisht në periudhën kur tema për zgjerimin e BE-së nuk është temë parimore në disa vende anëtare. Nga ky aspekt, jemi të bindur dhe kemi pritje të mëdha se Sllovenia do të jetë midis mbështetësve më të zëshëm dhe më të fuqishëm të mbështetjes tani më të përforcuar ndërkombëtar për Republikën e Maqedonisë për realizimin e aspiratave tona BE dhe NATO. Dëshirojmë dhe presim që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s”, tha kryeministri Zaev para mediave sllovene.

Për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Sllovenisë, i përbashkët është konstatimi se është shembull për miqësi, të bazuar në njohje dhe respekt të ndërsjellë.

“Kjo vizitë e konfirmon miqësinë tradicionale dhe të sinqertë mes dy vendeve, e cila simbolikisht dhe realisht ka filluar para 25 viteve kur të dy vendet, pikërisht mes vete i kanë vendosur marrëdhëniet e para diplomatike si shtete të pavarura”, tha Cerar.

Zaev ka shprehur falënderim për përkrahjen e vazhdueshme sllovene, jo vetëm për anëtarësimin e përshpejtuar në BE dhe NATO, por edhe për tejkalimin e sfidave gjatë krizës së emigrantëve.

Dy kryeministrat kanë shprehur pajtueshmëri se të dy vendet do të angazhohen të krijojnë iniciativa për intensifkimin shtesë të bashkëpunimit ekonomik, si dhe të planit të politikave zhvillimore të Republikës së Maqedonisë.