Ndryshimet në Kushtetutë të cilat nevojiten për ndryshimin e emrit, paraqesin moment të parlamentarizmit dhe duhen hapa të guximshëm. E kuptoj se kjo nuk është e thjeshtë për deputetët e opozitës, është proces i gjatë që duhet hapur, por këtu është edhe çështja se cilat janë alternativat, perspektivat për këtë shtet, nëse nuk është vetë e aftë të zgjedh konfliktet e brendshme.

Këtë sot në paraqitjen e tij para deputetëve të Maqedonisë e deklaroi kryetari i Këshillit nacional austriak, Voflgang Sobotka i cili është për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
“Maqedonia në periudhën e kaluar ka bërë hapa vendimtar drejt BE-së, së pari me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe e dyta, marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e emrit. E shohim Maqedoninë në rrugën që nga statusi kandidat, në fund të vitit 2019 të fillojë me perspektivën në negociatat për anëtarësim në Union”, ka thënë Sobotka.

Ai ka theksuar se gjatë procesit të anëtarësimit në BE është e qartë se cilat kushte duhet të përmbushen.
“Nevojitet perspektivë e besueshme për hyrje, por edhe përpjekje. Konsideroj se pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, në pranverë të vitit 2019, po dhe verën e vitit të ardhshëm do të fillojmë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë. Besoj se kapitujt së shpejti do të zgjidhen dhe se BE patjetër t’i çmojë këto hapa”, ka thënë Sobotka.

Ka shtuar se vendi duhet t’i bëjë reformat e mundshme në adminsitratën publike, gjyqësi, media, forcimin e shoqërisë qytetare, duke apeluar në Kuvend të zhvillohet diskutim dhe të punohet në planet e mëdha nacionale.

Sobotka ka thënë se Maqedonia gjendet para një sfide të madhe, duke i dëshiruar vendit të arrijë në qëllimin e madh- hyrja në BE dhe NATO. Ka shprehur garanci se përkrahja e kësaj rruge nuk vjen vetëm nga Qeveria austriake në krye me kancelarin Sebastian Kurc, por edhe Kuvendi austriak dhe partitë do të mbështesin tentimet dhe punën që jep Maqedonia.

“Në BE mungojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nevojitet në strategjinë e Ballkanit, BE-ja ta thotë anën e qartë strategjike për këtë proces. Siç tha më parë Zhan Klod Junker, se BE patjetër të ketë qëndrim se çka nuk duhet të ndryshohet ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Sobotka.

Ka thënë se është i vetëdijshëm se për disa shtete procesi po zgjat shumë dhe se Evropa nuk mund çdoherë të përmbush gjitha shpresat.
“Asnjë shtet nuk mund vetëm t’i zgjedh gjitha sfidat, siç janë lufta kundër korrupsionit, kriminalitetit, migrimit dhe prandaj nevojitet bashkim i forcave nga gjitha shtetet. Evropa dha premtim se shtetet me njëra -tjetrën do të mbështeten”, ka shtuar Sobotka.

Ai ka nënvizuar se Kuvendet janë shtylla e demokracisë, detyrë e tyre është të krijojnë politika dhe të përfshihen në proceset e sjelljes së vendimeve dhe me konsensus nacional të përballen me këto detyra të mëdha të shteteve që na përfaqësojnë.

Sobotka ka thënë se Parlamenti austriak nuk dëshiron ta kufizojë bashkëpunimin me Kuvendin e Maqedonisë vetëm përmeës grupeve parlamentare për miqësi, por dëshiron edhe të mundësohen bursa për të punësuarit në administratë në Kuvend që të mund të pajisen me përvoja të reja.

Paraqitjen e kryetarit të Këshillit nacional austriak, krahas deputetëve e kanë ndjekur edhe kryeministri Zoran Zaev, ministra si dhe kori diplomatik në vend.

Sobotka para kësaj realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, ndërsa është takuar edhe me kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski dhe anëtarët e këtij komisioni.