Qendra e Tregtare e Qytetit (GTC), nga 1 janari deri më 30 shtator të këtij viti, ka realizuar fitimin total gjithpërfshirës prej 19,824,000 denarë apo 322,341 mijë euro, bazuar në bilancin e suksesit të publikuar në Bursën e Maqedonisë.

Kjo vlerë do të rritet në 3 mujorin e fundit të vitit dhe nuk do të ri-investohet por pritet që të ndahet në mes të akcionerëve që përbëjnë pronësinë e Qendrës Tregtare të Qytetit të Shkupit.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kompania kishte një fitim prej 16.711.000 denarë apo 271.723 mijë euro.

Të ardhurat totale të shitjeve, nga fundi i shtatorit, arritën në 149.682.000 denarë, ndërsa e njëjta periudhë e vitit të kaluar ishte në nivelin e

146.963.000 denarë.