Në sondazhin online, për komunën e Sarajit, të organizuar nëpërmjet aplikacionit të veçant në portalin FOL,  në pyetjen se : A mendoni se kryetari aktual i komunës Blerim Bexheti duhet të zgjidhet edhe për një mandat kryetar komune, rezulton se shumica dërmuese e të anketuarve, ndjekës të rregullt të Fol-it, nuk e dëshirojnë Blerim Bexheti si kandidat edhe për një mandat në këtë komunë.

Kundër rikandidimit të Blerim Bexhetit janë deklaruar 64,79% e të anketuarve, ndërsa vetëm 35, 21 % mendojnë se duhet ti jepet shansi edhe për një mandat tjetër.

Ndërkaq në pyetje tjetër se: Kush mendoni se duhet t`i prijë garës për kryetar të komunës së Saraj-it, nga BDI, nga tre kandidatët e mundshëm të prezantuar në sondazh, rezultati ka treguar se si kandidat më i preferuar është Arben Ziberi-deputet aktual i Kuvendit i cili ka fituar mbështetjen e 36,31% të votave, kundrejt dy kandidatëve tjerë Qamil Kovaçi, që ka tubuar 29,17% të votave dhe Blerim Bexhetit të renditur si i fundit me 27,38% të votave të përgjithshme të sondazhit.

Poashtu edhe në këtë sondazh një numër i konsiderueshëm i të anketuarve 7,14%, nuk kanë kurfar preferencash për kandidatët e përmendur, ose kanë preferenca për kandidat tjerë. Përndryshe zgjedhjet e ardhshme lokale- të rregullta, duhet të mbahen në muajin tetor, atëher kur edhe ligjërisht ju përfundon mandati kryetarëve aktual të komunave. \fol.mk

Për të parë rezultatet e sondazheve të kaluara kliko  KĒTU