Sonte në Televizionin Alsat-M, do të emitohet emisioni i rregullt debativ “Rruga e drejtë”, ku mysafir do të jenë sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma- PDSH, Arben Taravari, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani,  si dhe anëtari i Kryesisë së LSDM-së, Edmond Ademi.

Sonte në këtë emision do të diskutohet lidhur me ndodhitë e fundit në vend, shpërbërjen e parlamentit, emërimin e Kryeministrit të ri, paralajmërimin LSDM-së, për bojkotim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si dhe për përmbushjen e kushteve lidhur me pastrimin e listës zgjedhore dhe ligjit për media, që të mundohen zgjedhje të lira dhe demokratike

rruga drejt