Sot shënohet 5 vjetori i demonstratës që rezultoi me vdekjen e pesë protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti sot familjarët e katër demonstruesve që humbën jetën në këtë demonstratë, e cila ishte thirrur nga Partia Socialiste e Shqipërisë (në atë kohë në opozitë).
Rama në ceremoninë e organizuar në selinë e Kryeministrisë ka deklaruar se drejtësia vonon, por nuk harron . Ai gjithashtu ka shtuar se me reformën në drejtësi përgjegjësit për vrasjet në 21 janar 2011 do të japin llogari.

Pas ceremonisë në Kryeministri, Rama, i shoqëruar edhe nga familjarët e viktimave të “21 janarit”, dhe ministra të kabinetit qeveritar ka vendosur lule në pllakat përkujtimore të vendosura në vendet ku mbetën të vdekur 4 demonstruesit 5 vjet më parë.

Ndërkohë lidhur me përvjetorin e pestë të demonstratës së “21 janarit”, ka patur debate të ashpra edhe në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë seancës së sotme parlamentare, mes deputeteve të pozitës dhe opzitës.

Kujtojmë se më 21 janar 2011, opozite e asaj kohe, thirri një protestë në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, e cila përfundoi me vdekjen e 4 demonstruesve. Gjatë demonstratës pati përleshje mes forcave të policisë dhe demonstruesve, ndërsa mbetën të vdekur shtetasit Hekuran Deda, Aleks Nikaj, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.

21 janari