Sonte në Alsat-M –  Rruga Drejt, do të jetë i ftuar  lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili pritet të flet për aktualitetet e fundit politike në vend.

Kjo interviste është vetëm për pak kohë, siç pritetet ti jepet ftesa Maqedonisë për tu anëtarësuar në NATO. Shpesh ka ndodhur që për arritjet politike në Maqedoni, media të caktuara, i kanë bërë favore politikanëve të pushtetit duke dashur tu adresojnë merita të pa qena.

Kjo ndodh sonte edhe me Ali Ahmetin, shqiptarin dhe politikanin më përgjegjës për izolimin e shqiptarëve të Maqedonisë, drejt shpresës eurointegruese.

Ky Politikan që sonte pritet të trumbetojë për NATO dhe BE, është pikërisht ai që ka mbushur mijëra autobus me rini shqiptare që kanë braktisur pragun dhe familjet, pikërisht Aliu, i Gruevskit që sonte do ta bëj Ahmetin e NATO-s.

Lideri i BDI-së, plot 15 vite ka folur për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, duke i gënjyer shqiptarët, duke ua marrë votën në emër të këtyre përcaktimeve, dhe duke e trafikuar atë votë për interesat e tij dhe grupeve qe u korruptuan pa fund.

Si do ti gënjej sonte shiptarët për “të arriturat e tij” për NATO-n, a do ta besojnë këtë familjet dhe të sapoliruarit e rastit Mostra, Sopoti. Po familja e Almirit, çdo thotë kur ta dëgjojë Ahmetin se si “krekoset” për sukseset e tija për në NATO.

Madje përshak Ali Ahmetit, dhe BDI-së, Maqedonia, humbi shansin që këtë vit të filloj negociatat për antaresim në BE. Edhe këtë moment BDI, mundohej ta paraqiste si sukses. Ndërsa e vërteta është shumë pastër, për shkak korrupcionit, krimit të organizuar, mos ndëshkimimit të zyrtarëve të nivelit të lartë, data do të shtyhet për vitin tjetër, varësisht nga raporti i progresit. Çdo trillim tjetër i Ali Ahmetit sonte do të jetë nje demagogji e rradhës e xhveshur dhe fallco.