Pas katër viteve Albin Kurti rikthehet në RTV Dukagjini në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje do të përballet me analistët Arben Ahmeti, Astrit Gashi, Luljeta Aliu dhe Imer Mushkolaj.

Albin Kurti do të flas për temat e mëdha që do ta presin qeverinë e re të Kosovës.

Pse nuk bëri koalicion me asnjë parti politike, qasja e re e Albin Kurtit në politikë, pse ndryshoi, me kë do të bëje koalicion pas zgjedhjeve, si i sheh katër pretendentët tjerë për kryeministër.

Këto dhe shumë gjëra tjera që nuk janë thënë më parë, sonte në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini do të flas vet Albin Kurti.

Ndiqeni debatin me fillim nga ora 20:35. Qëndroni me RTV Dukagjinin.