Ikona e kinematografisë shqiptare, Leze Qena në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

Ajo ka vdekur rreth orës 9:50 në kujdesin intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmi për vdekjen e Lezes ka tronditur mbarë opinionin, ndërsa shumë prej personazheve publike kanë shkruar telegrame ngushëllimi për familjen Qena.

Sonte në orën 20:00 nga ballkonet e banesave, qytetarët do të ndezin qirinj në nder të Leze Qenës.

“Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime! Bashkohu edhe ti! Sonte prej orës 20:00. Pusho në paqe, Leze”, thuhet në njoftim.