Sonte në jepet shfaqja e diplomës “Ëndrra e shtatë studentëve” në kuadër te fakultetit të arteve në usht

“Ëndrra e shtatë studentëve” është shfaqje e bazuar në veprën “Ëndrra e një nate vere” nga William Shakespeare.

Duke punuar mbi këtë vepër, studentët janë munduar të ndërtojnë një “Komedi” (dokumentar), në të cilën shpërfaqet jeta dhe procesi i shtatë studentëve të aktrimit nga dita në të cilën ata vendosin ta ndjekin ëndrrën e tyre për tu bërë aktor/e, deri ne momentin që ata diplomohen. Në shfaqje del në pah shkallëzimi në kohë i njohurive të tyre, ëndrrat e tyre, mundësitë e tyre dhe mbi të gjitha; përmes “përrallës” së tyre të “sinqertë”, ata përpiqen të japin një mesazh (horizontal) mbi peripecitë dhe mundësitë për të ndjekur ëndrrën, studentët në këtë vend në të cilin ne bashkë të gjithë mbi’jetojmë. Shfaqja jepet në sallën e Fakultetit të Arteve

Interpretojnë: Arta Zejneli, Sabina Memishi, Shpresa Hhashimi, Ajshe Useini, Faton Ibrahimi, Taulant Destani, Abdulla Osmani.