“Donald Trump është një diktator i cili do të dështojë”, –  ka thënë biznesmeni miliarder George Soros në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Investitori hungarezo-amerikan, në vigjilje të betimit të Presidentit Trump tha këto fjalë për Presidentin e ardhshëm.

86-vjeçari deklaroi gjithashtu, se ai është  një “mashtrues dhe batakçi”, i cili është “përgatitur për një luftë tregtare”, që do të kishte pasoja të mëdha në pjesën tjetër të botës.

“Unë personalisht jam i bindur se Trump dë të dështojë”,  tha Soros në një intervistë për  Televizionin Bloomberg në qytetin zviceran, pasi “idetë e tij atë janë kontradiktore me njëra-tjetrën”.

Soros, i cili dhuroi  1 mln $ në qershor të vitit 2015 për të mbështetur fushatën e  Hillary Clinton, tha gjithashtu se edhe vetë Trump u habit për fitore, pasi nuk e priste këtë rezultat. Manjati George Soros u tha gazetarëve dhe drejtuesve të bizneseve në Davos,  se ai priste që tregu financiar “të mos shkojë shumë mirë” për shkak të administratës që rrethon Trumpin.